Liverpool shijon fitoren e parë sivjet në Premierligë, mposht Evertonin

Liverpooli ka fituar derbin lokal ndaj Evertonit.
Reds kanë mposhtur skuadrën tjetër të qytetit me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 23-të të Premierligës, shkruan Indeksonline.
Golin e parë për Liverpoolin e shënoi Mohamed Salah në minutën e 36-të të ndeshjes, pas një kundërsulmi të shpejtë.
Epërsinë për skuadrën e Klopp e dyfishoi Gakpo në minutën e 49-të pas një asistimi të Alexander-Arnold.
Kjo është fitorja e parë e Liverpoolit pas katër ndeshjes në Premierligë.
Me këtë fitore, ata ngjiten në vendin e nëntë me 32 pikë, derisa Evertoni mbetet në vendin e 18-të me 18 pikë. /IndeksOnline/