Asistimi i Luis Suarez që detyroi policinë të futet në fushë

Luis Suarez ka qenë në formë spektakolare që kur iu bashkua Gremios, pasi sulmuesi uruguaian tashmë ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshje për ekipin brazilian.
Në ndeshjen e tyre të fundit kundër Esporte Clube Avenida, Suarez ishte protagonist me një asist, një që ngjalli polemika goxha të mëdha.
Uruguaiani duke shfrytëzuar momentin, kur kundërshtarët e tij ishin duke protestuar te gjyqytari për një faull më herët, asistoi te shoku i tij i skuadrës Cristaldo.
Debut de gol para Cristaldo en Gremio con asistencia de un tal Luis Suárez pic.twitter.com/suZfGIbSMo
— Belén Grillo (@Belgrillo_) February 12, 2023
Të frustruar nga veprimi i tij, lojtarët e Avenida sulmuan masivisht arbitrin dhe kjo rezultoi në një zënkë masive në fushë që detyroi ushtarët e brigadës ushtarake të hynin në fushë për të qetësuar situatën.
Gremio arriti të rrëmbejë një fitore 2-0, pasi Everton dyfishoi epërsinë e tyre në fund të pjesës së dytë.
🚨 Gol de Cristaldo com Assistência de Luis Suárez após cobrança de bola parada rápida! @Gremio
— Grêmio TimeLine (@GremioTimeLine) February 12, 2023
📽 Premiere pic.twitter.com/GTQjGJgRsj