Mbappe paralajmëron Bayernin: Do t’iu mposhtim në Munich
PSG humbi ndaj Bayernit në Paris. Golin e vetëm e shënoi Kingsley Coman në minutën e 53-të.
Mbappe hyri në fushë menjëherë pas golit të Coman. Kylian ndoqi nga stoli pjesën e parë dhe fillimin e të dytës.
Për më shumë se 30 minuta në fushë, francezi dërgoi topin dy herë në portë, por të dyja herë golat u anuluan për shkak të pozicionit jashtë loje.
Pas ndeshjes, Kilian doli në mikrofon dhe e përmblodhi ndeshjen: “Jemi në gjendje t’u bëjmë telashe… Do të shkojmë në Mynih për të arritur në fazën tjetër. Të gjithë duhet të jenë të shëndetshëm. Pas asaj që pamë sot, ne e kuptojmë se mund ta arrijmë qëllimin tonë”.
Ndeshja e kthimit në Gjermani do të zhvillohet me 8 mars. /IndeksOnline/
"He's fast, just like he dribbles!"
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) February 14, 2023
Thierry subs in for @Kate_Abdo to translate Kylian Mbappe. 🇫🇷 🏴 pic.twitter.com/Ib4HeGUTfV