75 Mall Live Search
21:20 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Nuk ka marrëveshje nga takimi i drejtuesve të PSG-së me Babain e Messit

Babai i Lioenel Messit ka pasur sot një takim me drejtuesit e PSG-së, ku është diskutuar rreth vazhdimit të kontratës.

Sipas mediave franceze takimi ka përfunduar pa një marrëveshje të re, me argjentinasin i cili po shtyen për një largim të mundshëm nga klubi parisien, transmeton IndeksOnline.

Destinacioni i ardhshëm i Messit është kampionati amerikan, ku në pole position për transferimin e tij është skuadra Inter Miami./IndeksOnline/