Manchester City mposht Arsenalin dhe merr kreun e Premierligës

Manchester City ka marrë tre pikë të mëdha, duke fituar derbin kundër Arsenalit.
Cityzens mposhti ”Topçinjët” në ”Emirates Stadium” me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Kevin De Bruyne hapi serin e golave në minutën e 24-të, ndërsa Saka barazoi shifrat vetëm 17 minuta më vonë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Në pjesën e dytë Manchester City shënoi edhe dy gola të tjerë për të vendosur fitoren.
Grelish riktheu epërsin në minutën e 72-të, ndërsa Haaland shënoi golin e tretë vetëm dhjetë minuta me vonë.
Me këtë fitore Manchester City ka rrëmbyer vendin e parë në tabelë me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali, i cili deri sonte mbante kryesimin e Premierligës./IndeksOnline/