Mehaj nderohet me “Mirënjohje Tiranase”

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është nderuar me “Mirënjohje Tiranase”, nga Këshilli drejtues i Shoqatës, për kontributin dhe frymën e solidaritetit që transmeton për promovimin dhe unifikimin e vlerave të kombit shqiptar.
“Sot, Këshilli drejtues i Shoqatës Tirana më nderoi me titullin “Mirënjohja Tiranase”, për kontributin dhe frymën e solidaritetit që transmeton për promovimin dhe unifikimin e vlerave të kombit shqiptar! Bartës i vlerave të qytetarisë. Faleminderit që në këtë 103 përvjetor të Tiranës dhe 15 vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës më keni bërë këtë vlerësim. Atdheu ndertohet vetëm duke qenë dhe duke punuar të gjithë bashkë”, ka shkruar Mehaj./indeksOnline/