Talenti kosovar Lavdim Grainca debuton me një supergol vetëm disa sekonda pasi futet në lojë (VIDEO)

Një talent i ri po lind në futbollin kosovar.
19-vjeçari, Lavdim Grainca, i cili luan te skuadra e Ligës së Parë, Ulpiana, ka shënuar golin e parë në karrierë, shkruan IndeksOnline.
Grainca ka debutuar me gol në ndeshjen kundër Flamurtarit, ku Ulpiana fitoi me rezultat 4-2.
Ai shënoi golin e katërt në ndeshje, vetëm disa sekonda pasi ishte inkuadruar në fushën e lojës.
Grainca shihet si një nga talentet e ardhshëm të futbollit kosovar, ku më herët ishte pjesë e klubit të Ferizajit ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar te skuadra e Ramiz Sadikut./IndeksOnline/