Atsu shënoi një super gol vetëm një ditë para termetit

FUtbollisti ganez, Chriatian Atsu, u gjet i vdekur sot pas 12 ditësh nën rrënojat e termetit shkatërrues në Turqi.
31-vjeçari golin e parë dhe të vetëm me fanellen e Hatayasporit e kishte shënuar vetëm një ditë para se të ndodhte termeti i cili ia mori jetën, shkruan IndeksOnline.
Atsu shënoi një supergol në ndeshjen kundër Kasimpasas, gol ky që i solli tre pikë skuadrës së Hatayasporit, pasi fitoi me rezultat 1-0.
Ganezi realizoi nga goditja e lirë në një distancë të largët me një goditje tejet të fuqishme dhe fatkeqësisht ishte goli i fundit në karrierë./IndeksOnline/