75 Mall Live Search
15:53 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bahtiri dhe ambasadori gjerman Christian Heldt, flasin për Mitrovicën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt gjatë ditës ka qëndruar në Mitrovicë, me ç’rast është pritur nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, të cilin e ka njoftuar me gjendjen e përgjithshme në Komunës. Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka dhe sekretari i parë i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Marten Menger.

Fillimisht kryetari Bahtiri e falënderoj ambasadorin Heldt për vizitën dhe interesimin e tij për Komunën e Mitrovicës. “Ndjej kënaqësi të veçantë që keni gjetur kohë për të na vizituar dhe njoftuar për gjendjen e përgjithshme në Komunën tonë. Por, së pari më duhet të ju them se me ambasadën tuaj dhe drejtuesit e saj kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, të cilin jam i bindur se do ta vazhdojmë, madje do ta avancojmë atë në të ardhmen”, tha ai.

Në vazhdim kryetari Bahtiri i tha ambasadorit Heldt se Komuna e Mitrovicës ka qenë një komunë me shumë probleme të pazgjidhura dhe tensione të vazhdueshme, para se ai të zgjidhej kryetar i saj katër vite më parë.

“Mirëpo,    që nga dita e parë kur jam zgjidhur kryetar para katër vitesh, jam angazhuar me përkushtim të jashtëzakonshëm për ndryshimin e gjendjes për të mirë. Kam bashkëpunuar ngushtë me të gjithë faktorët e rëndësishëm, lokal dhe në nivelin qendror, si dhe me organizatat e pranishme këtu ndërkombëtare deh falë këtij bashkëpunimi, Mitrovica sot është një qytet normal, pa barrikada, pa tensione dhe me rënie të vazhdueshme të krimit e kontrabandës”, tha kryetari Bahtiri.

Ai po ashtu, i tha ambasadorit Heldt, se edhe raportet ndëretnike në qytetin e Mitrovicës janë përmirësuar dukshëm dhe bashkëpunim ndërmjet Komunës në pjesën jugore dhe asaj në pjesën veriore, përkatësisht të drejtuesve të tyre, bashkëpunim ky që ka ndikuar në përafrimin dhe komunikimin ndërmjet   komuniteteve.

“Megjithëkëtë, kthimi i shqiptarëve të zhvendosur dhunshëm nga pronat e tyre në lagjet veriore, ende nuk ka ndodhur dhe ky proces duhet të intensifikohet në vitin që po hyjmë, sepse këta njerëz duhet të kthehen patjetër në pronat e tyre. Unë i kam ftuar edhe serbët që i kanë pronat në pjesën jugore që të kthehen në to, duke ju garantuar siguri të mjaftueshme. Mendoj se për këtë na duhet mbështetja edhe e ndërkombëtarëve”. Tha kryetari Bahtiri.

Sa i përket zhvillimit ekonomik të Komunës, Kryetari Bahtiri tha se po bëhen përpjekje maksimale në këtë drejtim dhe se tani kanë filluar të shihen edhe rezultatet konkrete. Ai përmendi Zonën industriale në Frashër, ku tashmë janë ndarë troje për 20 biznese, njëri prej të cilëve së shpejti fillon prodhimin.

“Suksesi më i madh është arritur me ndërtimin e fabrikës së kërpudhave, ku është instaluar teknologjia më moderne japoneze, e cila tashmë ka filluar prodhimin që i tëri eksportohet në shtetet perëndimore”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt, pasi falënderoj kryetarin Bahtiri për mikpritje, tha se pas Prishtinës ka ardhur për të vizituar Mitrovicën dhe për të mësuar më shumë për të, duke pas parasysh rëndësinë e këtij qyteti.

“Sigurisht se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë për të mirën e qytetarëve. Ne në Mitrovicë jemi të pranishëm përmes Organizatës DIAKONIE e cila ju ka mbështetur me projekte të ndryshme. Mbështetjen dhe bashkëpunimin do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha ai.

Ambasadori Heldt, në vazhdim u interesua të mësoj më shumë për aspekte të ndryshme të situatës dhe gjendjes së përgjithshme në Mitrovicë, për të cilat siç shihet më lartë foli kryetari Bahtiri.