Njihuni me futbollistin që mbrëmë e la pa fjalë Pep Guardiolën, po e kërkojnë të gjithë

Manchester City e ka mposhtur mbrëmë Bristol Cityn në kuadër të FA Cup. Pavarësisht humbjes, një futbollist i lindur në 2003 mbrëmë ishte njëri nga më të mirët në fushë.
Bëhet fjalë për supetalentin anglez, Alex Scott. Paraqitjen e tij e ka komentuar pas ndeshjes edhe Pep Guardiola.
“Pashë një futbollist të pabesueshëm ndaj nesh, ishte Alex Scott” ka thënë Guardiola. Për të kanë shprehur shumë skuadra të mëdha angleze.
Bristol kërkon së paku 25 milionë funte për shërbimet e tij./Indeksonline/