75 Mall Live Search
14:44 / E Enjte, 02 Mars 2023 / LB

Kërcënohet Messi, të shtëna me armë në dyqanin familjar dhe lënë një mesazh për argjentinasin

Burra të armatosur lanë një mesazh alarmues për Lionel Messin, i konsideruar si futbollisti më i mirë në botë, pasi sulmuan me plumba biznesin familjar të gruas së tij Antonela Rocuzzo herët në mëngjesin e së enjtes. Ngjarja është raportuar nga policia në Rosario të Argjentinës pasi iu përgjigj thirrjes për ndihmë nga numri i urgjencës 911. Për momentin nuk raportohet nëse ka të lënduar nga të shtënat.

Sulmi u krye nga dy persona të armatosur , të cilët ishin në bordin e një motoçikletë , të cilët qëlluan drejtpërdrejt në fasadën e një dyqani vetëshërbimi që i përkiste vjehrrit të lojtarit të PSG-së , i vendosur në Lavalle 2554 midis rrugëve “27 de Febrero dhe Ocampo”.

Pas të shtënave të regjistruara rreth orës 3:20 të mëngjesit (me orën lokale) këtë të enjte, personat e armatosur lanë një mesazh shqetësues të shkruar në një copë letër drejtuar Messit, ku ai u lidh me trafikun e drogës :

“Messi po të presim . Javkin është një narko, ai nuk do të kujdeset për ju.”/Abcnews.al