75 Mall Live Search
09:46 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Barcelona afër arritjes së marrëveshjes për Coutinhon

Barcelona është pranë arritjes së një marrëveshje për transferimin e brazilianit, Philippe Coutinho.

Skuadra katalonase, është shumë afër që të arrijë marrëveshje për transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho në Camp Nou.

Lojtari ka marrëveshje me Barcelonën për 12 milionë euro në sezon.

Barcelona ishte shumë pranë transferimit të tij edhe gjatë verës së kaluar, por Liverpool refuzoi 150 milionë euro.

Për lojtarin po ashtu po interesohen edhe PSG dhe Real Madrid.