75 Mall Live Search
20:23 / E Premte, 10 Mars 2023 / MSH

Mbrojtësi i Istogut ndan rrugët me ekipin, niset drejt Anglisë

Ragip Mazrekaj, mrojtësi i ekipit FC Istogu, nuk do të jetë më nën shërbimin e kaltërebardhëve.

Mazrekaj ka vendosur që punën dhe karrierën e tij t’i vazhdojë në Angli.

Kështu ka bërë të ditur FC Istogu.

“Klubi i jonë falënderon përzemërsisht, për kontributin e dhene me fanelen kalter e bardhë. Faleminderit Gipa Mazrekaj” thuhet në njoftimin e klubit.

Mazrekaj po ndahet nga FC Istogu pas katër vitësh që nga nënshkrimi i tij me ekipin.