75 Mall Live Search
22:51 / E Martë, 14 Mars 2023 / C E

Haaland në tjetër nivel, City ‘shkatërron’ Leipzigun

Manchester City ka kaluar lehtësisht në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze mposhti Leipzigun në ndeshjen e dytë me rezultat 7-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 8-1 nga të dy ndeshjet.

Padyshim, më i miri i ndeshjes ishte Erling Haalnad i cili shënoi pesë gola në këtë sfidë (22’, 24’, 45+2’, 54 dhe 57’).

Haaland kështu bëhet vetëm lojtari i tretë në Ligën e Kampionëve që ka shënuar pesë gola në një ndeshje pas Luiz Adrianos dhe Messit.

Dy golat tjerë për Cityn i shënoi Gundogan në minutën e 49-të dhe De Bruyne në minutat shtesë. /IndeksOnline/