Rexhep Selimi feston ditëlindjen, Shqipja: Gjithmonë ditëlindjet bashkë!

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, sot feston ditëlindjen.
Ai u arrestua me 5 nëntor të vitit 2020, për tu vendosur pastaj përballë Gjykatës Speciale në Hagë.
Selimi, bashkë me ish-luftëtarët e UÇK-së, përshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, kanë hyrë tashmë në vitin e tretë të masës së paraburgimit në Hagë.
Në ditën e tij të lindjes, Selimin e ka uruar edhe bashkëshortja, Shqipja, e cila e ka vizituar atë bashkë me fëmijët.
“Urime ditëlindja Rexhë! Gjithmonë ditëlindjet bashkë!” ka shkruar Shqipe Mehmeti-Selimi në fotografinë e postuar në Facebook, ku shfaqet në oborrin e Gjykatës Speciale, bashkë me djalin dhe vajzën e saj.
