Curri thotë se Prishtina e meritoi fitoren ndaj Drenicës

Skuadra e Prishtinës i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.
Bardhëkaltërit mposhtën në udhëtim Drenicën me rezultat 1-0, ku galashenues ishte Bujar Pllana, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes, ushtruesi i detyrës së trajnerit të Prishtinës, Debatik Curri, ka deklaruar se skuadra e tij e meritoi këtë fitore.
“Të them të drejtën e kemi përgatitur mirë ndeshjen. Historikisht ndaj Drenicës kemi pasur probleme. Kemi pasur përballje të forta. Por sot e kemi respektuar maksimalisht, sikur të ishte ndeshje ndaj skuadrës së Dritës apo Ballkanit që luftojnë për titull kampioni. Kemi pasur orar të ngjeshur me shumë ndeshje dhe ka qenë lodhje për futbollistët. Atë që e deshëm, e arritëm. Epilogu final ishte fitorja me meritë dhe këto tre pikë na ndihmojnë që të jemi më të qetë”, deklaroi Curri./IndeksOnline/