Thaqi fajëson fushën për barazimin kundër Malishëvës

Lideri aktual i Superligës, Drita është ndalur sot me barazim 0-0 në udhëtim te Malisheva.
Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi ka gjetur arsyetim fushën pas barazimit ndaj Malishevës, shkruan IndeksOnline.
“Fusha ishte më e rënduar se që ishte më parë. Normalisht edhe ndeshjet kur luan me skuadra që luftojnë për ekzistencë, si sot me Malishevën, është e vështirë”.
Tutje Thaqi ka thënë se iu mbetet të punojnë më shumë për tu rikthyer te fitoret.
“Neve na duhet të punojmë në të ardhmen me më shumë vullnet, punë e karakter, në mënyrë që të arrijmë fitoret”, ka thënë Thaqi pas ndeshjes./IndeksOnline/