75 Mall Live Search
19:30 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / AR

Akuzohet për operacione plastike, Kylie pranon ndërhyrjet që ka bërë

Kylie Jenner ka folur për ndërhyrjet e saj estetike, ku ka sqaruar se në kohën kur ajo bëri buzët nuk kishte kryer aq shumë ndërhyrje se sa mendonin njerëzit.

Teksa ka pozuar për kopertinën e revistës pranverë/verë 2023 për revistën “Home Girls”, Kzlie flet për perandorinë e saj të grimit, fëmijët dhe buzët e saj të famshme në intervistë.

“Mendoj se një keqkuptim të madh që njerëzit kanë me mua është se kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time dhe se isha një person i pasigurt, dhe në të vërtetë nuk isha. Kam bërë filler tek buzët dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Nuk pendohem. Por gjithmonë kam menduar se isha e lezetshme.

Njerëzit mendojnë se kam kryer shumë operacione plastike dhe kam rindërtuar plotësisht fytyrën time, gjë që është krejtësisht e rreme,” tha ajo.

“Ata nuk e kuptojnë se çfarë mund të bëjnë me të vërtetë flokët dhe grimi i mirë dhe, si dhe fillerat. Unë i shoh tiparet e mia tek vajza ime dhe tek djali im tani, por e dini, vajza më ngjan mua. Unë shoh bukurinë time tek ajo dhe kjo më ka bërë ta dua veten më shumë me siguri”-vijoi ajo.