75 Mall Live Search
20:00 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / AR

Dha intervistën e parë pas ndarjes Pique-Shakira, çka foli nëna e futbollistit?

Nëna e Gerard Pique, Montserrat Bernabeu, ka dhënë intervistën e saj të parë televizive pas ndarjes së futbollistit me Shakirën dhe nuk ka ngurruar të ndalojë gazetarët për të shmangur pyetjet që kanë të bëjnë me jetën e saj personale.

Ajo u shfaq në “Co·lapse”, ku foli për karrierën e saj. “Si gjithë të tjerët, edhe unë kam një jetë personale dhe profesionale. Por jeta ime personale diskutohet vetëm me miqtë dhe familjen time më të ngushtë”, tha ajo.

La Vanguardia raporton se nëna e Gerard Pique e ka bërë shumë të qartë se jeta e saj personale nuk do të diskutohet, duke pretenduar se pyetjeve për djalin apo Shakirën nuk do të marrin përgjigje.