Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës për EuroBasket

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për FIBA EuroBasket 2025.
Sot janë ndarë vazot për Rrethin e Tretë parakualifikues, ku Kosova është në vazon e Tretë, shkruan IndeksOnline.
Vazo 1: Kroacia; Bullgaria; Rumania; Zvicra
Vazo 2: Danimarka; Sllovakia; Austri; Luksemburgu
Vazo 3: Kosova; Norvegjia; Irlanda; Shqipëria
Shorti do të mbahet më 25 prill në Munih të Gjermanisë nga ora 14:00.
12 kombëtaret do të ndahen në katër grupe me nga tri shtete dhe secila do të luajë në shtëpi dhe jashtë me kundërshtarët.
Raundi i Tretë i Parakualifikuesve do të zhvillohet në gjashtë ditë lojërash nga 19 korriku deri më 5 gusht.
Fituesi i secilit grup, gjithsej katër, do të kualifikohen në fazën e dytë të rrethit parakualifikues./IndeksOnline/
