75 Mall Live Search
08:20 / E Diele, 23 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Një ndër votuesit e parë në veri, flet për Indeksonline: Shpresoj në zgjedhje të lira

Në objektin e Komunës po votohet për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Deri më tani ka pasur fluks të vogël  të votuesve në këtë qendër, ku numri i votuesve është mbi 1 mijë.

Albert Baruti, banor i kësaj komune, është shprehur optimist për këto zgjedhje.

“Erdha të shfrytëzoj rastin dhe të drejtën e votimit. Shpresoj që këto zgjedhje kanë me kalu siç është më së miri dhe në mënyre demokratike” tha Baruti për Indeksonline.