75 Mall Live Search
11:44 / E Diele, 23 Prill 2023 / Gj. Sh

Reali mendon për zëvendësuesin e Benzemas, e gjen në Itali

Rasmus Hojlund është duke u ndjekur me interes të madh nga Real Madrid.

Sipas raportimeve të medieve italiane, “Los Blancos” e konsiderojnë sulmuesin e Atalanta-s një profil interesant dhe “trashëgimtar” të Karim Benzema.

Megjithatë duhet parë nëse ky afrim do të ndodh në merkaton e verës, pasi kontrata e fituesit të “Topit të Artë” skadon së shpejti dhe ende nuk dihet nëse palët do rinovojnë.