75 Mall Live Search
13:34 / E Martë, 25 Prill 2023 / AR

Fiken semaforët te menza, tollovi e madhe në Prishtinë

Mesditën e sotme janë fikur semaforët te “Mensa e Studentëve” në Prishtinë, kështu duke u shkaktuar tollovi e madhe.

Indeksonline ka siguruar pamje derisa shihen kolonat e tollovi e automjeteve.

Deri më tani nuk dihet arsyeja që çoi në ndaljen e semaforëve.

Kujtojmë që kjo është ndër rrugët kryesore të kryeqytetit e po ashtu ndër më të frekuentuarat.