Prishtina pranon që ndeshja me Trepçën të zhvillohet të dielen

Sigal Prishtina e ka konfrirmuar se ndeshja e pestë gjysmëfinale me Trepçën do të zhvilohet diten e diel.
Edhe pse klubi nga kryqyteti fillimisht nuk e ka pranuar vendimin nga Federata e Basketbollit të Kosovës, sot ata kanë bërë të ditur se gjithçka është e kryer, transmeton IndeksOnline.
Ndeshja do të zhvillohet diten e diel në ”Pallatin e Rinisë” më fillim nga ora 17:15.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet në finale, pasi seria e fitoreve është e barabartë 2-2, ku do të përballen me Pejën./IndeksOnline/