75 Mall Live Search
20:05 / E Enjte, 27 Prill 2023 / Gj. Sh

Ish futbollisti i Juventusit: Interi e meritoi finalen

Interi mbrëm ka siguruar finalen e Kupës së Italisë për sezonin 2023/24.

Zikaltërit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mposhtë Juventusin me rezultat 1-0, duke kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 2-1, shkruan IndeksOnline.

Ishte një gol nga Di Marco në minutën që i solli fitoren dhe kualifikimin Interit.

Ish futbollisti i Juventusit, Claudio Marchisio tha se Interi e meritoi të kalonte në finale të Kupës, pasi luajtën më mirë se Juventusi.

“Interi e meriton finalen. Juventusi bëri shumë pak, ose aspak. Mendja te ndeshja e radhës, me një tjetër shpirt dhe vendosmëri. Forca djema”, shkroi Marchisio në Instagram./IndeksOnline/