75 Mall Live Search
18:11 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vdekja e shqiptarit në Francë, reagon Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi ju ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 23-vjeçarit shqiptar, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në një spital në Francë.

Zëdhënësi i presidentit ju ka siguruar familjarëve të Florenc Beqirajt, se vetë kreu i shtetit shqiptar është interesuar dhe po kërkon të informohet dhe të sqarohet mbi rrethanat në të cilat huni jetën i riu shqiptar.

Zëdhënësi informon se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë.