75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 02 Maj 2023 / S Z

Merret vendimi ndaj dy mjekëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e  Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji, dy mjekëve të  Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha,  të cilët dyshohen për marrje të ryshfetit.

Këtë e ka konfirmuar për “IndeksOnline” zëdhënës i Gjykatës Themelore të Gjilanit Sabit Shkodra.

“Dje (01.05.2023), gjyqtari procedurës paraprake ka mbajtur seancën dëgjimore, ndaj dy pandehurve H. B. dhe L. M. Të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurve, i cili do të llogaritet prej ditës se ndalimit me 29.04.2023 e gjerë me datë 28.05.2023, konform dispozitave të nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafët 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP)”, ka thënë Shkodra.

 Shkodra po ashtu ka pohuar se kundër këtij aktvendimi, mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në afat prej 24 orëve, pas pranimit të aktvendimit. “Ankesa e paraqitur nuk e ndal ekzekutimin e këtij aktvendimi”, ka thënë Shkodra. /Indeksonline/