75 Mall Live Search
22:04 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Për inat të Serbisë që votoi kundër në OKB, Trump mbështet fuqishëm Kosovën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar që marrëdhëniet e shtetit amerikan me vendet që votuan kundër tyre në OKB të rishqyrtohen.

Njëra ndër to është edhe Serbia, së cilës mund t’i kushtoj shumë vota kundër, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Disa nga to mund të jenë: SHBA-të do të lobojnë shumë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, do të mbështes formimin e Ushtrisë së Kosovës si dhe ndihma që deri më tani i ofronte Serbisë.

Burime të Novosti, tregojnë se nuk përjashtohet mundësia që Shtëpia e Bardhë të zbeh kontaktet me zyrtarët serb atje.

Ambasadori amerikan në Niki Haley ka thënë se Uashingtoni po përgatit hakmarrje për vendet që e kundërshtuan vendimin e Trump.

“SHBA nuk do të ndalin lidhjet me këto shtete, por vetëm do të qëndrojnë në distancë dhe do të mohojnë ndihmën financiare për shtetet që kanë nevojë”, ka thënë Haley. /Indeksonline/