75 Mall Live Search
10:47 / E Diele, 14 Maj 2023 / Gj. Sh

Barcelona sot mund të kurorëzohet me titullin e 27-të në La Liga

Barcelona sonte mund të shpallet kapmpion i ri i Spanjës.

”Blaugranët” sonte do të përballen me rivalin lokal, Espanyolin, ku në rast fitoreje do të siguronte edhe matematikisht titullin e kampionit, shkruan IndeksOnline.

Çdo rezultat tjetër pos fitores do të shtynte festën e Barcelonës për javën e ardhshme.

Barcelona aktualisht ka 82 pikë, 11 më shumë se Real Madirdi që ndodhet në vendin e dytë dhe 13 më shumë se Atletoico Madrid që sot luan ndaj Elches.

Ky do të jetë titulli i 27 i La Ligas për Barcelonën, ku për herë të fundit e kishte fituar në vitin 2019./IndeksOnline/