75 Mall Live Search
22:27 / E Enjte, 18 Maj 2023 / Gj. Sh

Finale drithëruese, Trepça – Peja në vazhdime

Po vazhdon drama në ndeshjen e pestë finale të play-offit.

Ndeshja mes Trepçës dhe Pejës ka shkuar në vazhdime, pasi nuk ka fitues pas katër çerekeve të kohës së rregullt, shkruan IndeksOnline.

Rezultati pas katër çerekeve lojë është i barabart 77-77.

Pejanët ishin afër fitimit të titullit, por në sekondat e fundit Amin Hot shënoi dy pikë dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime./IndeksOnline/