”Kanibalizëm” në ndeshjen e La Ligas (VIDEO)

Një rast tjetë i kanibalizimit ka ndodhur në një ndeshje futbolli.
Në ndeshjen e La Ligas mes Villarealit dhe Cadizit, e cila u zhvillua të mërkuren, ishte futbollisti i mysafirëve, Ivan Alejo kafshoi kundërshtarin e tij, Aissa Mandi, shkruan IndeksOnline.
E gjithë ngjarja ndodhi gjatë minutës së 60-të, kur Alejo ishte i shtrirë në tokë dhe pas diskutimeve me Mandi u ngrit me shpejtësi dhe e kafshoi mbrojtësin e Villarealit në shpatull.
Kujtojmë që ky nuk ishte rasti i vetëm i kanibalizmit në një ndeshje futbolli, pasi në ndeshjen e Kampionatit Botëror të vitit 2014 mes Uruguait dhe Italisë, Luis Suarez e kafshoi Giorgio Chiellinin./IndeksOnline/