75 Mall Live Search
23:40 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / Gj. Sh

Zanetti flet për të ardhmen e Lautaro Martinezit

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është përfolur për një transferim te Real Madridi.

Këto zëra janë komentuar edhe nga zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, i cili ka folur për të ardhmen e sulmuesit argjentinas, shkruan IndeksOnline.

Zaneti ka thënë se Lautaro është I lumtur te Interi dhe nuk do të largohet nga klubi.

“Jam aq i qetë sa Lautaro është vërtet i lumtur këtu në Inter.

Nuk kam dëgjuar asgjë për thashethemet e Real Madridit, ne nuk dimë asgjë për këtë”, tha Zaneti për TyCSports./IndeksOnline/