75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Kosova me dy garues në Grand Prix e Taxhikistanit

Federata e Xhudos së Kosovës, ka bërë me dije se dy garues do të marrin pjesë në Grand Prix, i cili do të mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Loriana Kuka në kategorinë deri në 70 kg dhe Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kg, do të përfaqësojnë Kosovën në Grand Prixin e Dushanbes, shkruan IndeksOnline.

Në këtë turne do të marrin pjesë 5 kontinente, 40 shtete, 315 garues, 175 meshkuj e 140 femra.

Njoftimi i plotë:

Grand Prix Dushanbe, Taxhikistan  2023

Ekipi ynë i xhudos  do të paraqitet me 2 garues në Grand Prix që do të zhvillohet në Dushanbe të Taxhikistanit me datë 02-04 Qershor 2023.

Atje do të marrin pjesë 5 kontinente, 40 shtete, 315 garues, 175 meshkuj e 140 femra.

Në këtë Grand Prix nga xhudistët kosovarë do të ndeshen:

1. Loriana Kuka (-70 kg)

2. Akil Gjakova (-73 kg)

Kuka dhe Gjakova do të ndeshen me datë 03 Qershor.

Ju urojmë shumë fat e suksese dy garuesve tonë!/IndeksOnline/