Ankoheni se e keni ftohët? Mos, në këto vend po mbretërojnë temperatura (Video)
Qyteza Ojmjakon në tundrën e Siberisë me siguri është vendi më i ftohët në botë duke marr parasysh se temperatura mesatare në dimër shkon më poshtë se 50 shkallë të Celsiusit, ndërsa temperatura më e ulët është shënuar 68 shkallë nën zero
Në vet fshatin jetojnë rreth 500 banorë të cilët Ojmjakon’in e quajnë “shtëpi të ngrohtë”, edhe pse emri i fshatit në përkthim do të thotë “uji jo i ngrirë”, lajmërojnë agjencitë.
Në këtë vend njerëzit kryesisht ushqehen me mish, i cili është i pasur me proteina, por edhe për atë se është gati e pamundur të kultivohen perimet.
Për ushqim, kryesisht kujdesen vet, sepse në fshat gjendet vetëm një shitore me ushqim.
Pasi toka është gjithmonë e ngrirë, shumica e banjave dhe tualeteve janë jashtë shtëpive.
Gjatë verës ka diell, ditët mesatarisht zgjasin nga 21 orë, ndërsa temperaturat janë rreth 21 shkallë të Celsiusit.