Inzaghi pas humbjes nga Man City: Merituam më shumë, ka një premtim të madh

Skuadra e Interit nuk arriti të fitonte titullin e katërt të Champions League.
Zikaltërit pësuan humbje në finale nga Manchester City me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pas ndeshjes tha se skuadra e tij meritoi më shumë.
“Ishtë një natë ëndrrash, që u kthye në natë keqardhjeje, pasi meritonim shumë më tepër. Dje thashë se nuk i ndërroj lojtarët e mi me asnjë dhe sot e kuptuat arsyen. Kishim disa mundësi dhe duhej të shkonim të paktën në shtesë, por dalim nga kjo finale më bindjen që mund të përballemi me këdo”, deklaroi Inzaghi.
Tekniku italian shtoi se nëse Interi vazhdon me paraqitje të njëjta, vitin tjetër mund të arrijnë përsëri në finale të Champions League.
“Jam i bindur që do të kthehemi në finalen e Uefa Champions League. Fituam 4 trofe në 20 muaj.”, ishin fjalët e tij./IndeksOnline/