75 Mall Live Search
15:46 / E Martë, 13 Qershor 2023 / B O

A do të luaj Botërorin e ardhshëm? Flet Leo Messi

Kapiteni i skuadrës argjentinase të futbollit, Lionel Messi , tha të martën se nuk është në planet e tij të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës. Botërori i ardhshëm mbahet në 2026 në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

“Unë mendoj se jo. Ky ishte Botërori im i fundit. Do të shoh se si do të shkojnë gjërat , por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm”, tha ylli argjentinas.

Leo luajti Botërorin e tij të pestë në Katar dhe u shpall kampion me Argjentinën. Ai kishte marrë pjesë më parë në edicionet 2006, 2010, 2014, 2018 pa mundur të fitonte asnjë prej tyre.

Messi ndodhet në Kinë me ekipin argjentinas, kampion aktual i botës, ku do të luajë dy miqësoret e fundit para kualifikueseve për Botëror./Indeksonline/