75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / MSH

Prishtinë, dyshohet se është dhunuar një e mitur

Një grua ka raportuar dje në polici se dyshon se vajza e saj e mitur është keqtrajtuar nga persona të panjohur.

E njëjta thotë se vajza ka dalur nga shtëpia dhe dyshon se vonesa e saj për t’u kthyer në shtëpi është për shkak të kësaj arsyeje.

Rasti është raportuar në polici rreth orës 17:20.

Autoritetet bëjnë të ditur se viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale.

Rasti i iniciuar si “Dhunim” është duke u hetuar.