Gjilan, arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohen substanca të ndryshme narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull, nën dyshimin e posedimit dhe shpërndarjes së substancave narkotike.
Gjatë kontrollimit iu është konfiskuar substanca të ndryshme të narkotike, telefon, para dhe veturë.
Ngjarja ka ndodhur në Gjilan, rreth orës 18:30.
“Gjatë kontrollit në automjetin ku gjendeshin tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, si prova materiale janë konfiskuar: një peshore elektronike, 70€ para, 5 gram substancë e dyshuar e llojit kokainë, 1.5 gram marihuanë, dy telefona dhe vetura në fjalë pronë e njërit prej tyre i cili dhe ishte i kërkuar me flet-arrest. Të njëjtit janë intervistuar dhe me venim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.