75 Mall Live Search
09:21 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / MSH

Aksidentohet furgoni me nxënës në Kliqinë të Pejës

Një furgon që po bënte transportin e disa nxënësve, është përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Kliqinë të Pejës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:20.

Si paosjë e aksidentit, nëntë nxënës kanë pësuar lëndime trupore.

Policia bën të ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spital të Pejës dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

I dyshuari, drejtues i automjetit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.