75 Mall Live Search
08:00 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / AR

Stresi feston ditëlindjen, pamje nga festa

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si ‘Stresi’ sot ka ditëlindjen.

Ai mbushi plotë 37 vite jetë ku qysh në orët e para arriti të marrë urime të shumta.

Gjithashtu në ‘Instastory’ ndau pamje ku siç duket festa ka nisur që nga nata e mbrëmshme.

Në këtë postim shihet një tortë ku janë vendosur numrat ‘18’ si dhe përshkrimi “Bad boys for life”.

Kujtojmë që Stresi ishte fitues i ‘BBV Kosova’ ku rrëmbeu çmimin prej 160 mijë eurosh./Indeksonline/