75 Mall Live Search
11:47 / E Premte, 16 Qershor 2023 / B O

Gvardiol pranë kalimit te skuadra e Premierligës, do të jetë mbrojtësi më i shtrenjt në futboll

Agjenti i Joshko Gvardiol, Mateo Kovaqiq ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn. Lojtari është pajtuar me të gjitha kushtet e ofruara nga City.

Tani priten bisedime intensive mes dy skuadrave dhe gjasat marrëveshja të arrihet janë të mëdha.

Kjo pasi që Manchester City pritet të bëj Gvardiolin si blerjen më të shtrenjt në botë për një mbrojtës.

Jozyrtarisht mësohet se shifra e transferimit të mbrojtësit kroat do të jetë 90 milionë euro. Leipzig mund të pranojë largimin e 21 vjeçarit në rast se City ofron këtë shifër rekorde./Indeksonline/