Zyrtare: Dahoud transferohet në Premier Ligën angleze

Mahmoud Dahoud është zyrtarizuar te skuadra angleze, Brighton.
Mesfushori gjerman do të transferohet si futbollistë i lirë, pasi i skadon kontrata me Borusia Dortmundin, shkruan IndeksOnline.
27-vjeçari me origjinë siriane ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me skuadrën e Brightonit.
Dahoud ka luajtur 141 ndeshje me skuadrën e Borusia Dortmundit dhe gjithashtu është paraqitur në dy ndeshje për kombëtaren e Gjermanisë./IndeksOnline/