75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 16 Qershor 2023 / Gj. Sh

Edhe Rrahmani fajëson fushën: Po të kishim fat tani do kishim 9 pikë

Kosova sonte është ndalur nga Rumania, duke barazuar 0-0 në ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2024.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi me barazim 0-0, shkraun IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tha se fusha ishte fajtori kryesor për rezultatin e kësaj ndeshje.

Futbollisti i Napolit gjithashtu deklaroi se Kosovës në këto tre ndeshje i mungoi fati, pasi tani mund të kishin 9 pikë e jo tri.

“Na mungoi goli, pasimi i fundit dhe goditja e fundit, e dhamë maksimumin, ishte e vështirë. Kemi pritë që fusha do jetë në gjendje të rëndë, por nuk e dinim që do ishte kaq keq, topi nuk qarkullonte mirë. Po të kishim fat tani do kishim 9 pikë. Në këto lloj fushash nuk mund ta shprehim kualitetin tonë. Nuk do dorëzohemi pasi kemi ende ndeshje, po japim maksimumin, po na penalizon fusha. Këto rezultate nuk tregojnë pasqyrimin e lojës tonë në fushë.

Kemi ende shanse dhe mundësi për t’u kualifikuar. Varet prej Rumanisë, por më shumë prej neve. Sot e kemi dhënë maksimumin edhe pse ka qenë ndeshje e vështirë në këtë fushë shumë të keqe dhe nuk na ka lejuar të tregojmë cilësitë që kishim. Shumë lehtë mund t’i kishim nëntë pikë, por i kemi tri.”, deklaroi Rrahmani pas ndeshjes./IndeksOnline/