Manchester United favorit për transferimin e Onanas

Manchester United është favorit për të nënshkruar me portierin e Interit, Andre Onana, pasi Chelsea nuk është më e interesuar për nënshkrimin e tij, shkruan Goal.
Bëhet e ditur se ka mundësi që Interi të kërkojë një vlerë transferimi prej afër 60 milionë euro për yllin e vet.
Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” mund të plotësojnë këtë kërkesë të Interit.