75 Mall Live Search
20:47 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / C E

Tifozët kuq e zi në mbështetje të Kombëtares

Kur kanë mbetur pak minuta nga fillimi i sfidës Shqipëri-Moldavi, tifozët kuq e zi kanë “pushtuar” Air Albania” në mbështetje të Kombëtares.

Biletat janë shitur të gjitha dhe në stadium priten rreth 22 mijë tifozë. Shqipëria luan ndeshjen e 2-të të Grupit E, ku të parën e humbi 1-0 nga Polonia.

Tifozët do të jetë lojtari i 12 në fushë sot për Kombëtaren.