“Dardanët” nisen për Budapest, në kërkim të fitores së parë

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejt Budapestit.
Kosova nesër zhvillon ndeshjen e radhës, ku do të përballen me Bjellorusinë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, shkruan IndeksOnline.
“Dardanët” do të synojë fitoren e parë në këto kualifikime, pasi deri më tani kanë tre barazime në tre ndeshje.
Kosova bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicren, Israelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën, ndërsa renditet në pozitën e katërt me vetëm tri pikë./IndeksOnline/