75 Mall Live Search
13:53 / E Shtunë, 24 Qershor 2023 / Gj. Sh

Pas pensionimit nga futbolli, Ibrahimovic nis stërvitjet në sportet luftarake

Zlatan Ibrahimovic javë më parë është pensionuar nga futbolli aktiv.

Sulmusi suedez, ka varur këpucët te skuadra e Milanit, në moshën 41-vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Përveç futbollit, Ibra njihet edhe për dashurinë që ka për sportet luftarake dhe artet marciale.

Ish-futbollisti i Milanit, një ditë më parë është stërvitur me luftëtarin e MMA, Khamzat Chimaev, në palestrën All Stars, në Stokholm.

Nuk dihet ende nëse Ibrahimovic do të nis një karrierë në MMA apo edhe në sporte të tjera si UFC./IndeksOnline/