75 Mall Live Search
15:13 / E Shtunë, 24 Qershor 2023 / Gj. Sh

KB Peja zyrtarizon përforcimin e radhës

Kampioni i Kosovës në Basketboll, Peja ka zyrtarizuar përforcimin e dytë për sezonin e ardhshëm.

“Verdhëzijët’’ kanë njoftuar transferimin e Basketbollistit, Meriton Ismaili, shkruan IndeksOnline.

Ismaili është 23- vjeçar dhe ka një gjatësi prej 193 cm, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Ponte Prizrenit.

Meritoni ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e Pejës.

Ky është përforcimi i dytë për Kampionin e Kosovës, pasi javën e kaluar kanë zyrtarizuar basketbollistin amerikan, Jacob Calloëay./IndeksOnline/