75 Mall Live Search
13:47 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Kampioni i Turqisë kërkon shërbimet e Muriqit

Galatasaray, pasi e fitoi titullin e kampionit në Turqi, është në kërkim të përforcimeve për stinorin e ri.

Kampioni i Turqisë, do që ta transferojë sulmuesin e Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqin.

Muriqi pati sezonin më të mirë me Mallorcan, duke shënuar 16 gola në elitën e futbollit spanjoll.

Sipas Bein Sports, Muriqi mund të kthehet në Turqi, por këtë herë jo te Fenerbahçe.

Ai mund të kaloj te Galatasaray në formën e huazimit.

Ndryshe, Vedat Muriqi ka kontratë me Mallorca deri në vitin 2027.