75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mourinho: Nuk shpenzuam sa duhet, po na penalizon historia

Jose Mourinho mendon se Manchester United nuk ka shpenzuar sa duhet për të konkurruar me rivalët lokal të Manchester Cityt, të cilët kanë “blinduar” pozitën e parë, shkruan indeksonline.

Ai këto deklarata i bëri pas barazimit 2-2 kundër Burnley edhe pse statistikat tregojnë se ai ka shpenzuar rreth 300 milionë funta, madje duke thyer rekordin botërorë në vitin 2016 për të transferuar mesfushorin, Paul Pogba.

Ai ka thënë gjithashtu se klubet si Chelsea, Tottenham e Arsenal nuk e kanë përgjegjësinë e njejtë si skuadra e tij, pasi që Manchesteri ka një histori mbi vete.

“Tjetër gjë është një klub i madh dhe një tjetër gjë është një ekip i madh futbolli. Ato janë gjëra të ndryshme”.

“Kur thoni një klub si Manchester United, mendoni se Milani nuk është aq i madh sa ne? Ju mendoni se ata nuk janë aq të mëdhenj sa ne? A mendoni se Real Madridi nuk është aq i madh sa ne? Ju mendoni se Interi nuk është aq i madh sa ne? Ka shumë klube të mëdha”.

“Pra, kur flisni për përgjegjësitë për të fituar Premier Ligën, Tottenham nuk e ka atë përgjegjësi”.

“Tottenham nuk është një klub me të njëjtën histori si ne, Arsenali nuk ka përgjegjësinë për të fituar atë, Chelsea nuk ka përgjegjësinë për ta fituar atë”.

“Ne jemi në vitin e dytë të përpjekjes për të rindërtuar një ekip futbolli që ju e dini se nuk është një nga ekipet më të mira në botë”.

“Manchester City bleu mbrojtës me çmim të lartë, kështu që kur flet për klubet e mëdha të futbollit, por flet për historinë e klubit”.

“Nuk mjafton, nuk mjafton. Dhe çmimi për klubet e mëdha, çmimi për klubet e mëdha është ndryshe nga klubet e tjera, kështu që klubet e mëdha historike zakonisht dënohen në treg për atë histori”.

“Kështu që djemtë po bëjnë atë që munden dhe po bëjnë mirë.” /IndeksOnline/